Dinamo ka marrë fitoren e dytë për këtë vit. Blutë triumfuan në momentin e duhur, kundër Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0 dhe parakalojnë Kastriotin e vendit të parafundit.

Gjithçka u vendos që në minutën e dytë të ndeshjes, kur sulmues Redon Mihana nuk fali brenda zonës dhe e çoi topin në rrjetë.

Korçarët më pas ishin më kërkues, por nuk ia dolën të shënojnë në 45 minutat e para. Në të dytën Belajdi Pusi trembi Dinamon, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Në një momentin edhe Dejan Shehi rrezikoi, kurse në minutën e 75-të u kap pozicion jashtë loje Mensah, i cili pasoi për Pusin që e çoi topin në rrjetë.

Koha e rregullt nuk solli gol tjetër, sikurse as minutat shtesë, duke bërë që Dinamo të merrte tre pikët në këtë transfertë të vështirë që ishte si një finale për të dyja skuadrat.