E ardhmja e Elseid Hysajt është larg Napolit dhe pavarësisht zërave për një rinovim të mbrojtësit, duket pak e mundshme që një gjë e tilë të ndodhë.

Këtë e konfirmon edhe Mario Xhiufredi, menaxheri i mbrojtësit të kombëares, i cili në një emision radiofonik ka zbuluar se e ardhmja e tij nuk është më në radhët e këtij klubi, sapo të mbarojë ky sezon i çuditshëm.

“Hysaj është një futbollist i cili për tre vite ka qenë më i miri në Serinë A dhe në këtë periudhë të kampionatit dhe Kupat e luajtura nën drejtimin e Gatuzos, ka treguar se është i një niveli të lartë.

Por është thuajse e pamundur që të vazhdojë te Napoli. Nuk është se dua t’i shkaktoj një pakënaqësi Napolit, por është e drejtë të ndash rrugët”, tha Xhiufredi.

“A bie vlera e lojtarëve për shkak të koronavirus? Jo, vlera e lojtarëve është e përcaktuar nga vitet e karrierës. Të shohim se si do të përfundojmë, jemi të gjithë të shqetësuar se mund të mos përfundojë kampionatet, nëse anulohen do të ketë mangësi të mëdha, kjo është ajo që kam frikë”, deklaroi menaxheri. /vipsport/