Harrojini të gjitha zërat e merkatos për Elseid Hysajn. Për sa kohë që Mauricio Sarri nuk do të gjejë klub tjetër, duket se nuk ekzistojnë shanse që mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të lëvizë nga radhët e Napolit.

Këtë e konfirmon edhe menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, në një intervistë të dhënë për “Radio Crc”.

“Napoli është një shoqëri aq e zotë sa të gjithë kanë besim te ata. Por pastaj do të fillojë të rrotullohet topi dhe do të kuptohet nëse zgjedhjet që janë bërë kanë qenë ato të duhurat.

Hysaj? Të largosh Elseidin nga këtu nuk do të jetë e lehtë pasi ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe vetëm klubet në Premier Ligë mund të paguajnë shifra të kësaj natyre.

Nëse Sarri do të shkojë te Çelsi apo ndonjë klub tjetër të madh, nuk e përjashtoj që mund ta kërkojë, por nëse misteri nuk gjen skuadër, vështirë se do të arrijnë propozime nga klube të gatshme për të paguar klauzolën e Hysajt”, shpjegoi menaxheri.

E thënë më qartë, Hysaj duhet të përgatitet për vitin e tij të parë nën drejtimin e Karlo Ançelotit. /vipsport/