Myrto Uzuni i ka dhënë fitoren Granadës falë një goli të realizuar në minutën e 70’.
Sulmuesi beratas nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur ekipin e Armando Sadikut.
Pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet, Granada arriti të fitonte me rezultat minimal. Shqiptari tjetër Armando Sadiku luajti vetëm 61 minuta të sfidës ku më pas u zëvendësua.
Gjithashtu gjatë ndeshjes të dyja ekipet mbetën me nga 10 lojtarë për shkak se dy prej tyre dolën me karton të kuq.
Pas kësaj fitore Granada renditet në vendin e 5-të me 35 pikë ndërsa Kartagjena në vendin e 10-të me 32 pikë.