Ne Shkoder ende e kane mendjen tek ndeshja e humbur ndaj Kukesit ne shifrat 2-0. Nje ndeshje disi e pakuptimte sepse Vllaznia e nisi mire ate, pati edhe dy raste te pastra shenimi, por me pas, askush nuk mund te thote se çfare ndodhi.

Nese i referohemi statistikave te publikuara sot nga “Superport” sheh se Kukesi e ka zoteruar me shume topin (56-44). Vllaznia ka gjuajtur me shume drejt portes kundershtare, por ne kuadrat kane shkuar me pak topa. Ja vleresimi sipas ketij kanali:

Kukësi-Vllaznia 2-0: Kjo ndeshje kishte krijuar pritshmëri të larta, sepse përballeshin dy skuadra që në javët e para kishin zhvilluar futboll cilësor. Një duel mes trajnerve të huaj Longo dhe Brdaric, i fituar pastër nga italiani i Kukësit.

Verilindorët patën dominim të lehtë në zotërimin e topit e për rrjedhojë më shumë kontakt me sferën, më shumë topa të fituar dhe më pak gabime. Perla e Shqiprim Taipit bëri diferencën, ndërsa goli i Ndrecës i vuri vulën një takimi të fituar me meritë nga verilindorët.