Pas Daniel Lekndreajt dhe Julian Hamatit, Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka bere realitet edhe dy goditje te tjera ne merkato.

Presidenti Xhaferi i ka plotesuar nje tjeter kerkese trajnerit Bilali duke i sjelle dy lojtare amerikane. Ato kane mberritur pak minuta me pare ne aeroportin e Rinasit ku jane pritur nga perfaqesuesit e Vllaznise dhe sebashku kane marre rrugen per ne Shkoder.

Ka qene vete klubi i basketbollit Vllaznia qe permes faqes se tij zyrtare ka bere te ditur edhe emrat e lojtareve qe kane mberritur sonte.

“Klubi i Basketbollit Vllaznia njofton se sonte në darkë, kanë mbërritur dy lojtarët amerikanë Quincy Harding dhe Ricky Madisom. Dy lojtarët vijnë nga përvoja të mëparshëm në Europe përkatësisht nga superliga rumune dhe gjeorgjiane.

Pas përforcimit me lojtarët e ekipit kombëtarë, Daniel Lekndreaj dhe Julian Hamati lojtarët e sapo mbërritur konsiderohen tepër të rëndësishëm për arritjen e objektivit për këtë sezon, fitimin e trofeve kombëtarë. Vrapojm drejt 10”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/