Roma ka marrë tre pikë të plota nga transferta e sotme në Serinë A teksa ka mposhtur Udinezen me rezultatin 0-1.

Në fushë për verdhekuqtë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili u aktivizua për 90 minuta të plota, ndërsa menjëherë ka treguar impaktin e tij në ekipin e ri duke fituar besimin e të gjithëve.

Sakaq, golin për Romën erdhi në minutën e 55 nga këmbët e Pedro Rodrigez, që shënon kështu golin e parë me fanellën e re dhe i dhuron të tijve suksesin e shumëkërkuar.

Spanjolli u tregua i saktë në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje të kalibruar, pa i dhënë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Pas këtij triumfi të besuarit e trajnerit Fonseka renditen në vendin e tetë me katër pikë pas tre ndeshjeve të para. /VipSport/