Një tjetër futbollist shkodran firmos në një nga skuadrat e kategorisë së parë. Bëhet fjalë për mesfushorin Abaz Karakaçi.

Ai ka firmosur me skuadrën e Egnatias së Rrogozhinës dhe është prezantuar zyrtarisht. 25 vjeçari ka ndërruar disa skuadra gjatë karrierës së tij dhe tashmë do të nisë një aventurë të re sërish larg Shkodrës.

Tek Egnatia duken shumë të kënaqur me marrjen e këtij futbollisti që do t’i japë ritëm tjetër lojës në mesfushë.

Edhe vetë Karakaçi do të kërkojë të thotë fjalën e tij tek skuadra rrogozhinase e cila duket se do të kërkojë të jetë një nga ekipet pretendente në sezonin e ri.

Mesfushori shkodran pritet të tregojë vlerat e tij tek skuadra e re ku natyrisht pritet të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm.
© shkodrasport.com