Rikthimi i aktiviteteve të ekipeve kombëtare duke filluar që nga muaji shtator, ka kthyer në veprim edhe përfaqësueset, të cilat do të fillojnë përgatitjet për ndreshjet zyrtare që i preisn pas verës.

Shumë nga këto skuadra nuk janë mbledhur që prej fundit të vitit 2019 e për këtë arsye, po hartohet plani i punës për të përgatitur sfidat duke kontrolluar e afruar sa më shumë emra të rinj në përbërje.

Një zbor me talentë premtues të futbollit shqiptar do të zhvillohet javën e ardhshme në kryeqytet. FSHF ka përgatitur një grumbullim stërvitor treditor me lojtarë të skuadrave kryesore në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, lojtarë të cilët mund të jenë të vlefshëm kryesisht për U21 të Shqipërisë, po pse jo në të ardhmen edhe me ekipin A.

Nga sa mesohet deri tani, jane 4 lojtare te Vllaznise dhe 4 lojtarë te Luftëtarit qe kanë marrë ftesën nga FSHF dhe me datat 6, 7 dhe 8 korrik do të jenë nën urdhërat e stafit kuqezi në kryeqytet, në stërvitjet që do të organizohen në stadiumet “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania”.