Mbrëmjen e sotme, ekipi i MFC Panthers Shkodra do të zbresë në fushë për ndeshjen e rradhës në kampionatin 9X9 të “Sunday League”. Skuadra shkodrane do të përballet me North Gate, takim që do të luhet në kryeqytet dhe që do të startojë në orën 20:00.

Ekipi i MFC Panthers, në tre ndeshjet e luajtura më parë, ka arritur të sigurojë tre fitore dhe ndodhet në krye të renditjes në tabelën e klasifikimit me nëntë pikë të plota. Në tre ndeshjet e para, shkodranët kanë mposhtur ekipin e Jata 3-0, ekipin e Futura Dent 4-0 dhe javën e kaluar, ekipin e Albamer me rezultatin 2-1.

Futbollistët e MFC Panthers kanë objektiv fitimin e këtij kampionati dhe prandaj, drejtuesit e këtij ekipi kanë menduar të kenë në rradhët e tyre edhe ish-futbollistë të njohur. Në përbërje të ekipit MFC Panthers Shkodra, bëjnë pjesë emra të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Kështu, për të përmendur disa emra, të cilët kanë spikatur vitet e fundit në futbollin e kalçetos, janë Fatos Behari, Fatjon Nutaj, Fatjon Marku, Besford Gjoklaj, Brendon Smajli, Admir Teli, Ardit Mesi, Oltion Drabeja, Semir Gokaj, Admir Mehja, Valdano Nimani, Albert Mila, Hamdi Salihi dhe Redi Osmanaga.
Maringlen ZHIVANI