Regi Lushkja do lërë Laçin për të vijuar karrierën në Moldavi me Sheriff Tiraspol. Mesfushori me tipare sulmuese ka edhe gjashtë muaj kontratë me kurbinasit, teksa akordi mes palëve është gjetur dhe Lushkja do udhëtojë sot drejt Moldavisë.

Largimin e tij e konfirmoi edhe trajneri Mirel Josa, që pas fitores 2-4 me Teutën tha se lojtari do stabilizohet jashtë dhe se Laçi do duhet ta zëvendësojë.

Së bashku me Deliun dhe Shehun, futbollisti kavajas ka formuar treshen më të fortë në mesfushë. Prej 2016 te Laçi, 25 vjeçari ka lënë gjurmë në futbollin elitar shqiptar.

Teksa për të tanimë është i kryer transferimi te skuadra që këtë sezon mposhti 1-2 Realin e Madridit në Champions League. 350 mijë euro vlerësohet kartoni i tij, me Laçin që do arkëtojë një shumë të majme në arkat e klubit./newsport/