Mbrojtesi 22 vjeçar shkodran Elmir Lekaj nga sot nuk eshte me pjese e klubit maltez Rabat Ajax FC. Ai ka vendosur te nderprese kontraten me kete lojtar per te nisur nje aventure te re.

Ne fakt, gazeta “Shkodra Sport” para pak ditesh e kishte lajmeruar nje gje te tille teksa perflitet per firmosjen e tij me nje nga skuadrat e Superliges shqiptare, por pa e mesuar emrin e saj.

Megjithate kjo mbetet per t’u pare. Ajo qe mund te themi sot se Lekaj eshte larguar nga skuadra aktuale dhe kete e ka bere te ditur permes nje postimi ne rrjetet sociale ku ai shkruan:

“Çdo fillim ka një fund. Dua të falënderoj Presidentin, Stafin, Lojtarët e Rabat Ajax FC për mundësinë që më dhanë në momente të vështira.

Kam vendosur të ndërpres kontratën time me Rabat Ajax Fc me një marrëveshje të përbashkët.I uroj klubit çdo të mirë në të ardhmen”./SHKODRA-SPORT.COM/