Dajan Shehi zyrtarizoi dje largimin nga Partizani. Vetëm gjashtë muaj zgjati aventura e mbrojtësit 24 vjeçar me fanellën e kuqe, teksa u bashkua vitin e shkuar në verë me ekipin e kryeqytetit. Sezonin e shkuar elbasanasi ishte ndër pikat e forta të Vllaznisë.

Tanimë për të ka shfaqur interes Skënderbeu. Trajneri Memelli i di aftësitë e Shehit, që zotëron mirë qendrën e mbrojtjes. Pjesë e Teutës, Kastriotit, Besës, Vllaznise apo dhe skuadrës së dytë të Hajduk Split, Shehi duket se do vijojë karrierën te korçarët, edhe pse asnjëherë nuk i dihet merkatos.

Tashme mbetet per t’u pare nese do te konkretizohet kjo levizje apo jo, por per Shehin e rendesishme eshte te luaje rregullisht, gje qe nuk ka mundur ta beje kohet e fundit.

Ne fakt, qe prej momentit te largimit te tij nga Partizani, ne Shkoder shume tifoze shprehen deshiren per ta rikthyer ne Shkoder ku ne fakt beri mire.