Vllaznia U17 vijon me rezultatet pozitive edhe ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise te cilat kane startuar diten e sotme. Sipas kalendarit te percaktuar nga FSHF, ne kete aktivitet marrin pjese 8 skuadrat me te mira te renditura ne fund te fazes se pare te kampionatit dhe sipas skemes shkodranet do te ndesheshin me International, ne fushen e ketij te fundit.

Kuqeblute e drejtuar nga Gilman Lika e kane dominuar ndeshjen dhe si rrjedhoje kane arritur te fitojne ne shifrat 2-0. Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene serish sulmuesi anesor, Aris Ara i cili i ka shenuar te dy golat e ketij suksesi.

Te parin e ka shenuar ne minuten e 19-te ndersa te dytin tre minuta para fundit te ndeshjes. Duhet thene se Vllaznia U17 ka patur edhe nje tjeter mundesi per te shenuar nga pika e bardhe e 11-metershit por qe eshte shperdoruar nga futbollisti Xhoel Hajdari ne minuten e 79=te.

Perfundimisht 2-0 dhe Vllaznia U17 kualifikohet per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, bashke edhe me Teuten, Tiranen dhe Dinamon jane 4 skuadrat qe do te vijojne me tej rrugetimin per ta fituar kete trofe.Tashme mbetet per t’u mesuar emri i kundershtarit me te cilin shkodranet do te luajne ne kete tur ku padyshim qe do te kerkojne fitoren.

Formacioni i Vllaznia U17 ne ndeshjen e sotme ishte ky: Lekaj, Meta, Marashi, Gerbeti, Smakaj, Toni, Çelepija, Kraja, Hajdari, Ara, Kapllanaj. Tr: Gilman Lika. U aktivizuan edhe Hoxha, Sylia, Pepnikaj, Guri./SHKODRA-SPORT.COM/