Besëlidhja ka fituar me shifrat minimale ndaj Orikut, duke marrë një trepikësh pas katër humbjeve rradhazi. Lezhjanët arritën objektivin e tyre që kishin që nga fillimi i ndeshjes, për të marrë një trepikësh ndaj Orikut, një kundërshtari të fortë në fushën e lojës.

Goli i Shehut në minutën e 45-të të ndeshjes, në fundin e pjesës së parë, i dha fitoren e ngushtë 1-0 lezhjanëve, që arrijnë në kuotën e shtatë pikëve, dy më shumë se Tomori poshtë saj dhe po aq sa Oriku që është një vend më lart se ata në renditje.

Në ndeshjen ndaj Orikut, për Besëlidhjen, i vetmi shkodran që luajti në fushë nga minuta e parë ishte mesfushori Samet Hepaj, ndërsa dyshja tjetër e mbrojtësve Klejdi Dibra dhe Arlendo Dodani kanë pësuar nga një dëmtim dhe kanë disa probleme muskulare.

Nderkohe ne krahun tjeter, kane luajtur si titullar ne formacionin e Orikut dy futbollistet e tjere shkodrane, Kabir Tahiraga dhe Eraldo Dede, nderkohe qe ne pjesen e dyte ka hyre si zevendesues Roland Shkreli.

Me fitoren e sotme, lezhjanet jane ngjitur ne kuoten e 7 pikeve duke iu larguar ne njefare menyre fundit te renditjes, megjithate do t’i duhet shume pune per te krijuar nje stabilitet ne rezultate sepse mundesite dhe pretendimet e tyre jane me te medha sesa kane arritur deri me sot.
Maringlen ZHIVANI