Humbja e pësuar sot nga Egnatia në fushën e saj përballë Teutës, ka sjelle pasoja në kampin rrogozhinas. “Shkodra Sport” mëson se drejtuesit e klubit kane vendosur te nderpresin bashkepunimin me trajnerin Edlir Tetova. Kjo disfate padyshim qe i ka kushtuar shume trajnerit te ketij ekiupi.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se eshte marrë vendimi, por do të zyrtarizohet pas një takimi mes palëve që pritet të zhvillohet në orët në vazhdim, pasi duan që gjithçka të mbyllet me një marrëveshje me mirëkuptim.

Fillimi i kampionatit ka qene shume i vrullshem per skuadren e Egnatias dhe te gjithe filluan ta quajne surprize, por me kalimin e javeve rezultatet filluan te mos vijne dhe kjo gje ka bere te nevojshme nderhyrjen ne pankine dhe ai qe e ka pesuar eshte trajneri Tetova.

Ndërkohë, kanë filluar kontaktet me një emër shumë të njohur të futbollit shqiptar. Ne media ka filluar te diskutohet per emrin e Shpetim Duros si kandidati i mundshem per te zevendesuar Tetoven, megjithate çdo gje do te zyrtarizohet ne oret ne vijim.

Kesissoj avazi i shkarkimit te trajnereve ne Superligen shqiptare vazhdon dhe i rradhes eshte Edlir Tetova. Se kush do te jete i rradhes, kjo mbetet per t’u pare por e sigurte eshte qe mbase edhe pas ndeshjeve te tjera te javes se 8-te, te kete edhe ndonje trajner tjeter qe do te largohet.
Maringlen ZHIVANI