Jose Mourinho ka këmbëngulur se nuk është i fiksuar pas idesë për të fituar statusin legjendar në Stadio Olimpico, pasi e çoi Romën në finalen e Ligës së Evropës falë fitores me rezultat përfundimtar 1-0 ndaj Bayer Leverkusen.

‘Special One’ tani i ka udhëhequr Giallorossët në dy finale radhazi, pasi ka fituar edicionin inaugurues të Ligës së Konferencave nga Feyenoord në sezonin 2021-22.

“Shqetësimi im nuk është të shënoj vendin tim në librat e historisë së Romës. Po i ndihmoj këta djelmosha të rriten, të arrijnë gjëra të rëndësishme. Po i ndihmoj gjithashtu tifozët e Romës që më kanë dhënë kaq shumë që nga dita e parë. Është një gëzim i jashtëzakonshëm të shkosh në një tjetër finale”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sport.

Mourinho gjithashtu falënderoi disa nga lojtarët e tij për kontributin e tyre dhe përmendi “epërsinë taktike” të skuadrës së tij si një nga faktorët kyç në suksesin e tyre të fundit evropian.

Fitorja ishte “Në detajet e vogla”, sipas Mourinhos. “Nëse nuk e kemi Smalling në bankinë, ndoshta nuk do ta fitonim këtë lojë”. vazhdoi ai.

“Ne humbëm Spinazzolan dhe më pas Celikun, nëse nuk do ta kishim në atë moment do të ishte shumë e vështirë. Detajet e vogla bëjnë diferencën. Mund të falënderojmë edhe Bove, i cili luajti jashtë pozicionit në krahun e djathtë”.

“Djemtë japin gjithçka, kjo lojë është rezultat i punës, përvojës, urtësisë taktike dhe diturisë si të qëndrojmë në ndeshje. Është një ekip i jashtëzakonshëm”.

Portugezi gjithashtu falënderoi tifozët e Romës për mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë rrugëtimit të tyre në Ligën e Evropës, por kërkoi një favor më shumë për t’u kthyer në Serie A pas disa ditësh.

“Nëse mund t’i kërkoj tifozëve të Romës për më shumë, këta djem meritojnë diçka të veçantë të hënën, duke filluar nga stërvitja në Trigoria dhe në ndeshje”.

“Tre finalistë janë një gjë e mirë për futbollin italian. Sevilla dhe Juventus janë dy skuadra shumë të forta, por shqetësimi im nuk ishte të barazoja njërën nga të dyja, por të arrija fillimisht. Do të jetë shumë e vështirë për ne”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/