Vllaznia do të sfidojë Dinamon me datën 17 tetor, e programuar të luhet në shtëpi, në orën 17.00, në kuadër të Superiores.

Në kampin shkodran nuk e dinë akoma se ku do luhet kjo sfidë, pasi s’mund të thuhet me siguri se fusha e rimbjellë e stadiumit “Loro Boriçi” do jetë në gjëndje për këtë takim.

Situata do vlerësohet ditë pas dite, ndërsa po merr jetë hipoteza që ky 90 minutësh të luhet jashtë shtëpisë.

Djemtë e Brdariç kanë luajtur vetëm një ndeshje në “Loro Boriçi” në këtë edicion të elitës.Bëhet fjalë për sfidën me Teutën, e cila u mbyll me shifrat 1-1. Vllaznia renditet në vendin e 3-të me 6 pikë dhe synimi është titulli kampion./newsport/