Trajneri i Romës, José Mourinho, duke folur për Mediaset, ka folur pas derbit kundër Lazios të humbur 1-0 dhe i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë, qe ka sjelle eliminimin verdhekuq…

Një eleminim i dhimbshëm. “Është gjithmonë e dhimbshme, kur është derbi edhe më shumë. Kemi vështirësi të mëdha, javët e fundit kemi luajtur kunder Napolit, Juves, Atalantës dhe tani Lazios. Sot e humbim ndeshjen me një penallti te denje per futbollin modern. Një penallti nga VAR, te cilen arbitri nuk e jep nga tre metra larg, por duke e parë përsëri në VAR.

Lojtarët 20 vjeçarë nuk do të hidheshin kurrë si ata të sotëm, më dukej se ishim ne ata që kishim më shumë shanse per gol. Kur Dybala del i demtuar, ndryshon edhe loja: sot si ndaj Fiorentinës.

Ka më pak cilësi në lojë pa Dybala. Faulli i penalltise është nga një djale që ka 55 minuta në Serie A. Në rivënien para episodit gabuam ne. Në ndeshje të këtij lloji, kush shënon i pari është i privilegjuar. Më pas ai që luan në shtëpi ka avantazh, sepse nuk ka më topa dhe zhduken. Fiton skuadra që shënon e para me Orsaton, sepse më pas ai nuk lejon askënd të luajë dhe shtyhet koha.”

“Në Portugali thonë se brenda zonës kur bëhet faull është dënimi maksimal, diçka domethënëse në kontekstin e futbollit. Ky gjyqtar shumë inteligjent i lë këto veprime të luhen në mesfushë, vendos të mos japë penallti dhe përpara kamerave sheh kontaktin më të vogël dhe ndryshon mendje”./telesport/