HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMungon vetëm zyrtarizimi, Egnatia rinovon kontratën me një nga titullarët

Mungon vetëm zyrtarizimi, Egnatia rinovon kontratën me një nga titullarët

Egnatia nuk ka ndërmend të ndalet, me rrogozhinasit që vazhdojnë të përforcojnë ekipin para sfidave të Champions League. Kështu drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me një nga titullarët për rinovimin e kontratës.

Madje mes tyre është firmosur kontrata e re, teksa mundon vetëm zyrtarizimi.

Alen Sherri do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve deri në vitin 2026. Në këto kushte ish-gardiani i Laçit do të vazhdojë të mbrojë portën e rrogozhinasve edhe për dy sezone të tjera.

Sigurisht me rinovimin do të ketë edhe përmirësim të ndjeshëm të pagës së tij. Ky është padiksutim një lajm pozitiv për Edlir Tetovën, i cili do të mbështetet sërish te Sherri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments