Ekipi i Murlanit ka marre pasditen e sotme nje fitore te thelle ne ndeshjen ne transferte, fitore me te cilen eshte ngjitur ne vendin e peste te renditjes, vend qe e çon ate ne fazen play-off.

Ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Liri Ballabani” te Burrelit, djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa kane fituar me rezultatin 5-1 ndaj ekipit te Klosit.

Ka qene Ozeika ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 27-te, ndersa me pas, ka ardhur rradha e Rigers Xhahyses per te dyfishuar shifrat dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare me rezultatin 2-0 ne favor te Murlanit.

Ne fillimin e pjeses se dyte mema do te shenonte autogol ne porten duke i çuar shifrat ne 3-0, ndersa me pas Allamani ka shenuar te vetmin gol per vendasit.

Ne fund do te ishte rradha e kapitenit Kaçubela per te shenuar dy gola njeri pas tjetrit ne minutat 71 dhe 89 duke kompletuar kesisoj fitoren e thelle 5-1 te Murlanit.

Me kete fitore ai eshte ngjitur ne kuoten e 28 pikeve duke parakaluar Ilirine dhe duke u ngjitur tashme ne vendin e peste, vend qe i çon ata ne play-off, prandaj ne tre javet e mbetura deri ne fund te kampionatit do te mundohen ta ruajne ate./SHKODRA-SPORT.COM/