Luis Nani, ish-sulmuesi i Manchester United që tani luan në Australi, ka marrë në mbrojtje Cristiano Ronaldon. Portugezi ka dhënë një intervistë dhe shprehet kështu:

“Ka kaluar shumë kohë që kur kam luajtur me Cristiano Ronaldon, ai nuk është më fëmijë tani. Kohët ndryshojnë, ndaj edhe reagimet e qëndrimet mund të ndryshojnë gjithashtu.

Por siç e shohim ai po bën të njëjtat gjëra si zakonisht, nuk i pëlqen të humbasë, ai reagon kur skuadra nuk shkon mirë. Ndryshimi i vetëm është koha.

Ai po luan sërish me Manchester United, por ai ka qenë në të gjithë botën duke shkëlqyer në ekipe të ndryshme me lojtarë të ndryshëm.

Ronaldo është në një ekip ku drejtuesit po përpiqen të drejtojnë një ekip të fortë dhe nuk është e lehtë, kërkon kohë. Cristiano nuk ka kohë për të humbur në ndërtimin e ekipin apo duke pritur sezonin e ardhshëm.

Ai dëshiron të vazhdojë të jetë në majë, duke shënuar gola. Ndaj edhe reagimi i tij është normal. Të gjithë kemi reagime të ndryshme ndonjëherë”.