Vitet kalojne por per Paulin Ndojen jane thjesht numra. Legjenda e portes shkodrane vazhdon te jete aktiv me futbollin dhe sa here qe i jepet mundesia deshiron te jape kontributin e tij ne rritjen cilesore te portiereve te rinj.

Ka punuar per vite me rradhe si trajner portieresh prane Akademise Vllaznia dhe ndonese tashme eshte shkeputur, serish ka “piketuar” nje djale me te cilin eshte duke punuar prej dy vitesh e gjysem dhe ai e konsideron si te ardhmen e portes se Vllaznise.

E kemi fjalen per 14 vjeçarin Qemal Mehmeti. Ai eshte pjese e ekipit Vllaznia U15 dhe te dhenat e tij i ka shume te mira. Duke folur ne lidhje me te, Paulin Ndoja do te shprehej: “Eshte nje djale me shume talent. E kam marre vete para dy vitesh e gjysem apo tre dhe ne fillim ne fakt kisha dyshim nese do te rritej nga trupi.

Kete gje e ka arritur sepse ndonese eshte vetem 14 vjeç, ka shkuar 1.71 metra dhe madje perspektiven e ka per t’u rritur edhe shume me teper. Une nuk kam dyshuar asnjehere ne aspektet e tjera tek ky portier, as te reflekset, as tek shkathesia. Mali (Qemali) eshte nje portier qe flet dhe e ardhmja e tij duket e sigurte.

Ate tashme ia kam dorezuar Elis Dervishit, trajnerit qe stervit portieret te Akademia Vllaznia dhe eshte nje djale shume i mire dhe i perkushtuar. Megjithate nje here ne jave, une do ta marr serish Qemalin dhe do te bej stervitje me te. Mendoj se nese ecen me keto ritme, do te kemi te bejme me nje portier te se ardhmes, por i duhet te vazhdoje te punoje fort ne stervitje”./SHKODRA-SPORT.COM/