Uendi Vecaj u zyrtarizua sot si një nga futbollistët e rinj të Skënderbeut. Sulmuesi i krahut që sezonin e kaluar ishte pjesë e Vushtrisë në Kosovë tashmë rikthehet në Shqipëri.

Për “Shkodra Sport”, ish-futbollisti edhe i Vllaznisë dhe Teutës flet për këtë transferim. Ai shprehet i lumtur që do jetë pjesë e korçarëve dhe se pretendimet e ekipit janë për ngjitjen sa më të shpejtë në Superligë.

Vecaj u shpreh duke thënë: “Di të them se jam i lumtur që do jem pjesë e Skënderbeut. Vij në një skuadër që gëzon një ambient pozitiv e patjetër një qytet dhe tifozeri që e do sportin dhe futbollin. Shkodranët kanë qenë gjithmonë të mirëpritur në Korçë dhe kanë pasur sukses. Shpresoj që edhe unë të bëj të njëjtën gjë.

Objektivat ? Patjetër të ngjisim skuadrën aty ku i takon. Skënderbeu e ka vendin në Superligë dhe ne do mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë. Dua të shënoj sa më shumë gola që të ndihmoj skuadrën për të arritur gjëra të mëdha”.
Endri ÇINARI