Ndryshe nga Europa, në Amerikë kalohet në plan të dytë futbolli. Tashmë në MLS gjendet edhe sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni.

Ky i fundit zgjodhi New England Revolution për të vazhduar karrierën pas shpërthimit me Tirolin. Por së fundmi Vrioni nuk po shfaqet as në stol me këtë ekip.

Më herët sulmuesi ka vuajtur nga një dëmtim i lehtë në dukje. Mungesa e informacioneve është evidente teksa vetë klubi nuk po pasqyron asgjë mbi situatën e Vrionit dhe mision më i pamundur është për mediat, të cilat e kanë në plan dytësor këtë sport.

Të shumta janë pyetjet e ardhura dhe nga tifozët e klubit që kërkojnë të shohin përforcimin e ri në fushë, ende asnjë përgjigje.