Wednesday, February 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENapoli nuk heq dorë, Broja shok skuadre me CR7 në janar?

Napoli nuk heq dorë, Broja shok skuadre me CR7 në janar?

Në Napoli kanë nisur të joshen nga ideja e afrimit të Kristiano Ronaldos pa shpenzuar asnjë qindarkë këtë verë dhe Mançester Junajtidin, që është gati të paguajë 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit Osimhen.

Në këtë mënyrë ata do të fitonin një shifër të konsiderueshme parash dhe nuk do të paguanin asgjë për afrimin e një kampioni si portugezi.

Por sipas radios “Kiss Kiss”, napolitanët nuk kanë hequr ende dorë nga transferimi i Armando Brojës.

Sulmuesi shqiptar i Çelsit është identikiti perfekt për të zëvendësuar sulmuesin nigerian, por një operacion i tillë do të konkretizohej vetëm gjatë merkatos së janarit. Për momentin duket një skenar i largët, por Broja dhe Ronaldo mund të bëhen shumë shpejt brenda këtij sezoni edhe shokë skuadre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments