Aktiviteti i shumepritur i boksit profesionist i emertuar “Nata e kampioneve” po afron. Ai do te zhvillohet pasditen e se dieles duke filluar nga ora 17.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe interesimi per te duket i madh ne Shkoder e rrethina.

Si rrjedhoje, pallati i sportit pritet te jete i mbushur ne te gjithe kapacitetin e tij dhe per ta bere kete gje ka ndihmuar edhe vendimi i organizatoreve per te hapur dyert e tij. Çka do te thote se hyrja ne kete eveniment te rendesishem do te jete falas dhe pa bileta.

Nje gje e tille behet e ditur edhe nga vete shoqata e boksit Vllaznia permes nje postimi qe ka shperndare pak minuta me pare, ku u ben thirrje te gjithe sportdashesve per te qene te pranishem e per te mbeshtetur kampionet shkodrane ne keto ndeshje te rendesishme.

“Vllaznia Boks fton te gjithe sportdashesit e boksit qe diten e diele me dt.22.01.2023, ora 17:00 te mbushim pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne mbeshtetje te ketyre kampioneve te cilet perfaqesojne ngjyrat e Vllaznise. Jeni te gjithe te mirepritur. Hyrja eshte e lire pa bileta”- shkruhet ne kete postim.

Nga sa mesohet, “Nata e kampioneve” do te nise me nje perballje te boksit olimpik ku ne ring do te ngjitet boksieri i Vllaznise Bekim Vjerdha. Ndeshja e tij do t’i lere pastaj vendin kater sfidave te boksit profesionist, duke filluar nga perballja e Senad Drinit per te vazhduar me ato te Armando Grishajt, Arjon Kajoshit dhe per ta mbyllur me ndeshjen e mbremjes, ate te Nelson Hyses ndaj polakut Pavel Soul./SHKODRA-SPORT.COM/