Sporti i pingpongut ne Shkoder dhe Shqiperi ka humbur nje nga kampionet e tij, nje nga emrat e njohur, pikerisht Frederik (Rrik) Berishen i cili eshte ndare nga jeta ne moshen 78 vjeçare.

Ai do te dashurohej qe ne moshen 16 vjeçare me kete sport dhe do te perfaqesonte Vllaznine sebashku me Gjovalin Stefen qe ne kampionatin e pare i cili u zhvillua ne Tirane ne vitin 1962.

Po këto dy sportiste do të përfaqësonin Klubin Vllaznia edhe në vitin 1963 në kampionatin kombëtar që u zhvillua në Shkodër, ku Rrik Berisha u shpall kampion i vendit.

Frederik Berisha sebashku me Ruzhdi Quku, Benard Kiri e Tonin Dusha, do te formonin nje katërshe e cila do të shpallej kampion ekipor në vitin 1969 duke nderuar ne kete menyre Klubin Vllaznia dhe Shkodren.

Pas lenies se sportit nderkohe Rriku per shume vite do te kryente edhe rolin e trajnerit prane ekipeve te pingpongut te klubit Vllaznia. Per kontributin e tij, ne vitin 2019 ne kuadrin e festimeve te 100 Vjetorit te Sk Vllaznia, Bashkia Shkoder e nderoi me titullin “Mirenjohje” si nje nga “pingpongistet e shekullit” te ketij klubi.

Nderkohe, me rastin e ndarjes se tij nga jeta, gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Berisha per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe pingpongut shkodran per humbjen e nje kampioni!
Gjergj KOLA