Dinamo është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës, atë ndaj Veleçikut që do të zhvillohet në “Reshit Rusi” të Shkodrës. Kryeqytetasit do të luajnë të shtunë ndaj një rivali direkt, ndërsa do të kërkojnë tri pikët që do t’I largonin nga fundi I tabelës.

Dinamovitët kanë vijuar edhe sot stërvitjen, ndërsa trajneri Cammarata ka marrë një lajm të mirë. Me grupin është bashkuar Damiano Pontrelli që gjendej në Itali prej Covid-19 dhe mesfushori Qoshku që mungoi në ndeshjen e fundit me Burrelin.

Dinamo do të kërkojë fitoren në një fushë të vështirë, pasi gjendet në vendin e fundit të Kategorisë së Parë grupi A me 14 pikë.

Megjithate kete objektiv ka edhe Veleçiku qe duket i favorizuar ngaqe luan ne fushen e tij dhe per me teper, vjen pas nje fitoreje ne Burrel qe e ka rritur shume moralin e futbollisteve.