Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të transmetohet më pa pagesë në ekranin e RTSH-së, pasi një tjetër Televizion Kombëtar ka siguruar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kuqezinjve.

Televizioni Kombëtar Klan ka nënshkruar një marrëveshje me UEFA-n duke garantuar që do të transmetojë pa pagesë me cilësi maksimale ndeshjet e përfaqësueses kuqezi deri në qershorin e vitit 2026.

Duke filluar që nga ndeshja me Izraelin, TV Klan do të transmetojë të gjitha sfidat e Shqipërisë në aktivitetet e saj zyrtare si Liga e Kombeve, kualifikueset e Europianit dhe kualifikueset e Botërorit.

Bëhet fjalë për 40 ndeshje të cilat do të luhen deri në qershorin e vitit 2026 dhe të cilat do të transmetohen pa pagesë në sinjalin e transmetimit tokësor të TV Klan.