Trajneri Orges Shehi, i besoi vendin e titullarit, mesfushorit të talentuar të ekipit U-19, Hajrulla Tola, që justifikoi mësë miri besimin e teknikut bardheblu në duelin e Kupës së Shqipërisë ndaj Kastriotit në sfidën që përfundoi me rezultatin 2-2.
Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Oversport”, Tola u shpreh shkurtimisht:
“Është një ndjesi e mrekullueshme, që trajneri më besoi në formacionin titullar. Do të jap maksimumin. Synimi im është të luajë me ekipin e parë dhe në Europë.
Nuk është se kam ndonjë shembull për momentin te Tirana. Modriç më pëlqen shumë si mesfushor, atë kam idhull”, u shpreh Tola.