Ne Lezhe duket se nuk duan t’i dine per futbollin. Projekti i shumeperfolur i prishjes se stadiumit “Beselidhja” dhe i ndertimit ne vend te tij i nje hapesire parkingu, ka sjelle se fundi edhe reagimin e te rinjve te ketij qyteti.

Siç raportojne mediat ne Lezhe, ata kane marre inisiativen qe te firmosin nje peticion online per te shprehur revolten e tyre kunder ketij veprimi te Bashkise. Ja çfare shkruajne ato ne kete peticion qe tashme ka filluar te firmoset nga rinia lezhjane:

Të dashur banorë të Lezhës!

Stadiumi “Beslidhja” i Lezhës rrezikon të kthehet në hapësirë parkingu duke mbuluar me beton 22 000 m2 sipërfaqe në zemër të qytetit dhe shkatërruar pronën publike për t’i hapur rrugë abuzimit nëpërmjet projektit të quajtur “parking publik me pagesë”.

Ky projekt i Bashkisë Lezhë nuk është konsultuar me banorët apo grupe të interesit, pasi cilido e do Lezhën, do ishte kundër shndërrimit të Stadiumit në sipërfaqe betoni.

Ndërsa koha kërkon urgjent gjelbërim dhe vetëm gjelbërim, Lezhës sot po i ofrohet betonizim dhe abuzim. E gjithë kjo, në përmbushje edhe të qëllimit të Edi Ramës dhe Rilindjes për të shkatërruar historinë e qyteteve.