Skuadra e Liges se Pare kosovare Liria e Prizrenit ka rregjistruar surprizen me te madhe ne Kupen e Kosoves teksa ka eliminuar ekipin kryesues te kampionatit te Superliges, Driten e Gjilanit me rezultatin 2-1.

Pjese e ketij suksesi shume te madh ka qene edhe futbollisti shkodran Klaudio Leka. Ish- mesfushori i Vllaznise kete pjese eshte bere pjese e skuadres nga Prizreni ku po luan ne te gjitha ndeshjet si titullar duke qene nje pike e rendesishme per te.

Ajo qe e ben me te veçante kete kualifikim eshte fakti qe ndeshja eshte luajtur ne Gjilan, pikerisht ne fushen e Driten megjithate kjo nuk ka qene asnje problem per Lirine per te fituar dhe per te shkuar me tej ne kete kompeticion.

Ekipi i drejtuar nga Xhengis Rexhepi ka treguar forcën në momentet vendimtare të ndeshjes, ndërsa portieri Drilon Hodaj pos golit të pranuar në pjesët tjera të rasteve të intelektualëve ka qenë i pagabueshëm, duke shpëtuar skuadrën në disa raste të mira të vendasve të drejtuar nga Ardian Nuhiu.

Ky i fundit nderkohe eshte shkarkuar nga drejtuesit e Drites menjehere pas kesaj hmbje. Nderkohe ne rradhet e Lirise se Prizrenit ashtu siç kemi bere te ditur edhe me pare, luan edhe nje shkodran tjeter, mbrojtesi 19 vjeçar Arlind Qerpiku qe ne fakt nuk ka patur shume hapesira per aktivizim.

Megjithate krejt ndryshe eshte situata per Klaudio Leken qe eshte shnderruar ne lider te kesaj skuadre dhe po shfaq nje forme shume te mire sportive. Kujtojme qe Liria eshte pretendente edhe ne Ligen e Pare me objektivin e qarte per t’u ngjitur ne Superlige ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/