Paulin Ndoja, legjenda e portës shkodrane u bën apel biznesmenëve shkodranë, atyre që jetojnë në Shkodër e Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Sipas Ndojës, duhet që të mendohet sa më shpejt për një të ardhme sa më të mirë të skuadrës:

“Vllaznia ka nevojë për të gjithë, jam i sigurt që do ngjitet në elitë, por ama ka nevojë edhe për më shumë mbështetje. Duhet që të mendohet për të tashmen, por më shumë për një të ardhme sa më të sigurt”.

Shkodranët luajnë në Kupën e Shqipërisë me Kamzën e Superiores, ndërsa në fundjavë në kampionat me Erzenin e Shijakut. Sipas Ndojës: “Vllaznia duhet që të mendojë më shumë për ndeshjen e radhës në Shijak, pastaj për Kupën.

Vllaznia është rastësisht këtu ku është dhe duhet që sa më shpejt të rikthehet në elitë, sepse aty ku e ka vendin. Duhet që t’i marrim një e nga një të gjitha ndeshjet e mbetura që skuadra të rikthehet në elitë”, – tha Ndoja, i cili vazhdon që të jetë pranë Akademisë “Vllaznia” duke punuar me portierët e së ardhmes./vipsport/