Feronikeli është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm sërish në drejtimin e Sulejman Starovës dhe drejtuesit e klubit janë duke i plotësuar të gjitha kushtet teknikut shqiptar, për të arritur majat më larta në “Vala Superliga”.

Ajo që vihet re në kohët e fundit, është se sulmi i Feronikelit është bërë i frikshëm me afrimet e reja.

Ardhja e ish- sulmuesit te Vllaznise Kastriot Rexha është padyshim një vlerë e shtuar për sulmin.

Nga ana tjetër përpara disa ditësh ka arritur marrëveshjen edhe ish-sulmuesi i Teutës, Artur Magani. Të dy këta futbollistë kanë shënuar 28 gola, nëse marrim për bazë sezonin e shkuar.

Gjithashtu në skuadër është kthyer edhe ish-sulmuesi Mevlan Zeka, që ka qenë edhe më parë pjesë e Feronikelit, duke rrëmbyer zemrat e tifozëve.

Astrit Fazliu është transferuar nga Drita, ndërsa në skuadër gjendet edhe sulmuesi Mendurim Hoti. /vipsport/