Nga NAMIK MEHMETI

Edhe pa lexuar opinionin e Iva Jarecit, nje shqetesim mese i ligjshem per familjen JARECI, porsa u njoha me emertimet e kater tribunave te stadiumit “AIR  ALBANIA”, ku nga tre klubet e kryeqytetit ishte perzgjedhur nga nje emer legjende, me shkoi mendja tek nje legjende e paharruar per ne brezin qe e kemi pa duke luajtur apo duke qene dhe nje trajner qe la emer, pra Mjeshtrin e Merituar Skender Jareci.

Nuk dua te mohoj kontributin e asnjerit nga emrat e perzgjedhur, aq me teper emrin e Vasillaq Zerit qe perfaqeson Dinamon, po me te drejte shqetesimi I Iva Jarecit eshte I perligjur kur pyet FSHF-ne se me çfare kritere jane perzgjedhur keto emra, apo kane qene vete klubet e Tiranes, Partizanit e Dinamos qe I kane miratuar?

Nuk kam ndermend te ve gishtin per emrat legjenda te Dinamos, por Jareci, Gjinali, Vogli etj,etj po te jete t’i perzgjedhesh sipas kritereve eshte mjaft e ekuilibruar konkurenca ne mes tyre si per nga mjeshtria apo kontributi qe kane dhene ne karrieren e tyre futbollistike. Por ngacmimi I Iva Jarecit kur shkruan se “ku jeni edhe ju shkodrane qe nuk ndiheni per Skender Jarecin qe ju mori nga kategoria e dyte dhe ju hapi rrugen drejt titullit kampion?”

Nuk marr persiper qe te flas ne emer te gjithe shkodraneve, por brezi im, e sidomos trajneret e futbollistet qe kane bashkepunuar me Jarecin e kujtojme me nostalgji, jo vetem per faktin qe i beri nje transformim te thelle futbollit shkodran, duke e afirmuar si nje pretendente te denje ne vitet 70, por edhe per faktin se Jareci u familjarizue shume shpejt me Shkodren e shkodranet, duke hyre ne familjet shkodrane me nje dashamiresi te rralle.

Ai diti te bashkepunoje me shume takt me trajneret qe I afroi si prof. Rifat Rusi, trajnerin e te rinjve Xhelal Juka, etj, me garden e vjeter qe gjeti tek Vllaznia dhe garden e te rinjve 20 vjecar qe I aktivizoi me guxim. Dhe suksesi I arritur ne fitimin e Kupes se Shqiperise ne vitin 1965 I garantoi Vllaznise pas 26 vjeteve dhe titullin e harruar te kampionit kombetar ne vtin 1972.

Pikerisht shoku tij qe kishte luajtur luajtur tek Dinamo, mjeshtri i merituar Xhevdet Shaqiri diti me profesionalizem te çimentoje themelet qe kish afruar puna e Jaracit. Ne nje interviste qe pata bere ne ato vite me prof.Xhoden e pyeta se sa kishte ndikuar puna e Jarecit per te ardhe tek ky titull kampionni, ai mu pergjegj fjale per fjale:

“As qe nuk diskutohet, Jareci I hapi nje rruge te sigurte futbollit shkodrane, prandaj emri I tij duhet te gjeje vend ne suksesin e Vllaznise”.

Dhe ne nje takim qe me rastisi te beje me vone me Jarecin me falenderoi per ato dy rreshta qe kishte lexuar ne “Sportin Popullor”.
Por ky nuk ishte vetem nje mendim e vleresim vetem I kolegut te tij Shaqiri, por I gjithe opinionit sportiv ne Shkoder.
Kohe legjendash te thurrura nga legjendari si Skender Jareci me shoke. Po te ishte se do te pyetet Shkodra, emri I tij ne njeren nga keto tribuna ta “Air Albania” do ishte realitet. Prandaj Iva Jareci, ai respektohet edhe sot ne Shkoder.
Firenze 20.09.2019