Pasditja e dates 25 korrik pritet te shnderrohet ne feste ne Shkoder. Arsyeja eshte se ne sheshin para Bashkise Shkoder do te zhvillohet per here te pare nje eveniment krejt ndryshe nga heret e tjera.
Do te jete “Festa e Kampionëve” ajo qe pritet te mbledhe shume sportdashes shkodrane. Nje aktivitet qe do te zhvillohet pasditen e te henes se ardhshme ku ne plan jane per t’u organizuar gjashte sfida, tre te boksit olimpik dhe tre te boksit amator.
Njeri prej atyre qe do te ngjitet ne ring do te jete edhe boksieri shkodran Nelson Hysa. Duke folur ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport”, ai eshte shprehur ne kete menyre per aktivitetin e rradhes:
“Mendoj se do te jete diçka shume e veçante sepse do te jete diçka e bukur qe do te organizohet ne sheshin para Bashkise Shkoder. Mendoj se besoj se do te jete nje mbremje e veçante per te gjithe shkodranet qe do te shohin ndeshje te bukura.
Sa i takon ndeshjes time, do te kem perballe nje kundershtar shume te forte, i cili eshte shume me lart ne renditje sesa une, por gjithsesi edhe me mbeshtetjen e publikut do te kerkoj te bej me te miren per ta mundur, megjithate shpresoj qe te jete nje ndeshje e bukur qe te kenaq tifozet”./SHKODRA-SPORT.COM/