Sfida e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Real Madrid natyrisht qe ka ngjallur nje vemendje te madhe ne te gjithe opinionin sportiv shkodran. Numri i tifozeve te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” mbremjen e neserme pritet te jete i konsiderueshem.

Burime prane klubit bejne te ditur se gjate ketyre tre diteve ka patur nje nivel shitje te kenaqshem, por kuptohet qe diten e neserme pritet fluksi me i madh i tifozeve qe duan te blejne biletat dhe te jene te pranishem ne kete ndeshje.

Nderkohe klubi Vllaznia per ta bere edhe me atraktive kete ndeshje dhe per te ftuar edhe tifozet e vegjel te jene te pranishem ne stadium, ka vendosur qe hyrja e te gjithe femijeve nen moshen 13 vjeç te jete e lire, me kushtin e vetem qe ata te jene te shoqeruar me prinderit. Ja njoftimi i shperndare nga ai:

Të nderuar tifozë të Vllaznisë!

Ju bëjmë me dije se për ndeshjen e nesërme Vllaznia- Real Madrid, e vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Women’s Champions League, për të gjithë fëmijët deri në moshën 13 vjeç hyrja në stadium do të jetë e lirë (pa biletë), me kushtin e vetëm që duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit.

Eja edhe TI!

Vllaznia për historinë!