Mesditën e sotme, ka mbërritur në Shkodër skuadra e Realit të Madridit, për t’u ndeshur ndaj Vllaznisë në takimin e nesërm, e cila do të jetë ndeshja e parë e fazës së grupeve të UEFA Women Champions League për të dy ekipet.

Nga sa bëhet e ditur, pas fluturimit nga Madridi, spanjollët kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit rreth orës 12:00 dhe më pas, i janë drejtuar Shkodrës, për t’u akomoduar në një nga hotelet e qytetit rreth orës 14:30.

Ndërkohë, Reali i Madridit pasdite ka mberritur pasdite në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” për të zhvilluar seancën e fundit anti-Vllaznia. Po ashtu, perpara fillimit te kesaj seance, trajneri i skuadrës madrilene, Alberto Toril dhe futbollistja Kenti Robles, kane qene përpara gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ndeshja Vllaznia-Real Madrid do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 18:45. Nje ndeshje qe pritet me shume interes ne Shkoder dhe pritet qe numri i tifozeve te pranishem ne kete takim te jete i konsiderueshem.
Maringlen ZHIVANI