Gezuar ditelindjen e 103-te Vllaznia, nderi i nji Kombi, bukuria e sportit Shqiptar, krenaria e nji qyteti me tradita të lashta kulturore dhe sportive.

Sot në kete ditelindje, edhe pse nuk pata fatin me kenë prezent në të tanë rrugtimin tand ma shum se nji shekullor, ndihem krenar që isha prezent shpirtnisht dhe fizikisht në nji pjesë të ktij rrugtimi qoft si sportist e qoft si edukator në shërbim të pasqyrimit dhe edukimit të vlerave tuaja.

Ashtu si edhe shoqet e tuaja, me të mirat dhe të metat e pashmangshme, ia dole të jesh Emblemë duke na dhanë nji emër të madh në sport si dhe na bane njikohsisht krenar dhe përgjegjës për të të përfaqsu denjsisht e me krytin nalt kudo ku jetuam dhe kudo ku i shërbyem edukimit dhe sportit.

Ehhhh, xhelozët e fmive tuaj të ndritur shfletuan “librat e poshtërsisë” duke gërmuar pa fund për të gjet mundsi që të ta zbehin shkëlqimin dhe duket se kanë ndikuar paksa në imazhin tand.

Gjithsesi, Une si djali besnik dhe i devotshëm në shërbim psiko-fizik të shkëlqimit tand e ndjej për detyrë t’ia tërheq vëmendjen Atyne që ngaqë nuk të njohin duket se po binë viktima të këtij maskarelleku të qëllimshëm:

1- Kujdes nga propaganda e shfrenuar.

2- Mëso të luash pa rregulla që të triumfosh si dikur.

Tek e para e kam fjalen për futbollin e bukur që po të imponohet me qëllim të ndytë dhe që po të dëmton tek rezultatet.

Tek e dyta e kam fjalen për strategjinë në ndihme të triumfit dhe e pandikuar nga e para.

Uroj që ta kuptojnë Ata që drejtojnë sepse Un nuk mund t’ia shpjegoj ktu me frikën se mund t’i ndihmoj padashje kundërshtarët tonë.

Edhe nji herë Gezuar ditlindjen Mbretnesha Kuq e Blu!