Çiklistët e Apolonisë me  të rriturit dhe ata të Vllaznisë me kadetët, kanë dominuar në etapën e parë të kupës “Agim Tafili” të zhvilluar paradreken e sotme duke e fituar këtë garë. Më të rriturit në moshë janë nisur nga Tirana ndërsa pjesa tjetër nga Miloti në drejtim të Shkodrës. Në garën e kadetëve çiklistët shkodranë kanë bërë gjithçka mirë. 6 sportistët e këtij ekipi janë shkëputur rreth 15 km pa hyrë në Shkodër dhe bashkë me ta kanë qenë edhe dy sportistë të Teutës por në finish, ka mbërritur I pari Bruno Kola I Vllaznisë duke lënë në të dytin Ridvan Tafilin e Teutës dhe në të tretin Astrit Kronaj po I Vllaznisë.

Vetë fituesi I kësaj gare Bruno Kola për gazetarët është shprehur I kënaqur me suksesin e arritur jo vetëm si individ por edhe si ekip. Në kategorinë juniorë, në vend të parë është renditur çiklisti i Besës Përparim Rroci që ka lënë pas Kledison Canin e Vllaznisë dhe Mersin Dyrmishin e Partizanit. Ndërsa në kategorinë e elitë kanë spikatur çiklistët e Apolonisë që kanë zënë tre vendet e para përkatësisht me Krisel Sodën, Altin Sufajn dhe Marolino Hoxhajn. Pas përfundimit të kësaj etape të parë, presidenti i Federatës Skënder Anxhaku në prononcimin e tij ka vlerësuar së tepërmi paraqitjen e ekipit të Vllaznisë në këtë etapë. “Ne po nderojmë një figurë të madhe siç ka qenë Agim Tafili dhe e kemi për krenari këtë gjë. Sa i takon garës, ajo që më kënaqi është gara që zhvilluan çiklistët e Vllaznisë që duket se kanë punuar shumë mirë dhe janë në rrugë të mbarë për të arritur atë çfarë kanë bërë në kohën e tyre, Agim Tafili, Brahim Syka, Sytki Tafili, Leonard Kola etj. Nëse vazhdojnë të punojnë në këtë mënyrë këta çiklistë ju siguroj se brenda pak vitesh ky ekip do të jetë kampion i Shqipërisë”- ka thënë numri 1 i kësaj Federate. Nesër në orën 09.30 do të nisë etapa e dytë dhe e fundit e kupës “Agim Tafili”, ajo me itinerar Shkodër- Pukë- Shkodër, në përfundim të së cilës do të shpallen edhe fituesit e kësaj kupe që zhvillohet në nderim në legjendës së këtij sporti.
© shkodrasport.com


Fituesit sipas kategorive:

Kategoria kadetë:
1. Bruno Kola    (Vllaznia)    1h28’30”
2. Ridvan Tafili (Teuta)              +1″
3. Astrit Kronaj (Vllaznia)           +2″

Kategoria juniorë:
1. Përparim Rroci (Besa)    2h28’10”
2. Mersin Dyrmishi (Partizani)      +1″
3. Kledison Cani  (Vllaznia)         +2″

Kategoria elitë:

1. Krisel Soda (Apolonia)    2h21’20”
2. Altin Sufaj (Apolonia)            +1″
3.Marolino Hoxhaj (Apolonia)     +2″