HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë anglez për Kukësin, verilindorëve u bashkohet ish-lojtari i skuadrës së Premier...

Një anglez për Kukësin, verilindorëve u bashkohet ish-lojtari i skuadrës së Premier Ligës

Me Kukësin është bashkuar për provë edhe një futbollist që vjen nga kampionati anglez dhe që më herët ka luajtur edhe me moshat e Leistërit në Angli dhe kombëtaren U-17 të “Tre Luanëve”.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Lejton Ndukvu, i cili u aktivizua dhe u pa nga afër edhe në këtë miqësore.

Lejton luan si mesfushor i avancuar nga të dy krahët, si edhe në qendër pas sulmuesve.

Pritet që anglezi të qëndrojë deri në mbyllje të përgatitjeve në Turqi dhe mbetet për t’u parë nëse do ta kalojë provën, pasi do të shihet edhe në takimet e tjera miqësore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments