Edwin Gyasi pritet të jetë zyrtarizimi i radhës në skuadrën e Kukësit. Mesfushori ganez ka mbërritur në kryeqytet dhe do të bashkohet menjëherë verilindorët. Ai është lindur në Hollandë dhe ka një CV shumë të pasur.
Ka luajtur në Eredivise me skuadra si Tëente, Heracles, Roda, De Graafschap dhe Telstar. Gjithashtu ka qenë edhe pjesë e MLS ku është aktivizuar me Dallas.
Ka provuar të luajë në Norvegji me Aalesund, në Bullgari me CSKA Sofia, në Turqi me Samsunspor dhe Boluspor, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Beitar Jerusalem në Izrael.
Eksperienca e 31-vjeçarit do të bëjë që trajneri Skënder Gega ta përfshijë menjëherë në formacionin titullar. Megjithatë duhet pritur java e parë e Superiores për të mësuar vendimin e tropojanit për afrimin më të ri në skuadër.