Veleçikut iu deshen plot pese jave kampionat per te gjetur fitoren e pare. Me ne fund koplikasit paten mundesi te ngrene koken lart e t’i gezohen golit te pare e mbi te gjitha trepikeshit te pare.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” kur ata munden me rezultatin 1-0 ekipin e Egnatias. Ky i fundit kishte paraqitur nje forme te mire sportive ne javet e para te kampionatit megjithate sot eshte ndalur.

Goli i Sinisha Rajçeviç shenuar me 11-metersh ne minuten e 31-te ka mbjaftuar per ta fituar kete ndeshje te shoqeruar edhe me nje lufte te ashper sportive dhe si rrjedhoje arbitri nuk ka hezituar te nxjerre disa here kartonin e verdhe nga xhepi i tij.

Veleçiku e kishte nisur ne menyren me te keqe te mundshme kampionatin duke i humbur te kater ndeshjet e para dhe per me teper duke mos shenuar asnje gol. Dhe jo vetem kaq por edhe fusha e kesaj skuadre tashme eshte denuar nga FSHF.

Megjithate kthesa duket se tashme ka nisur. Skuadra ka lene vendin e fundit te renditje duke ia leshuar ate Dinamos dhe ne kuoten e tre pikeve padyshim qe do te shpresoje qe ne ndeshjet e ardhshme te marrin te tjera rezultate pozitive.
www.shkodrasport.com