Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej ditësh ka nisur seleksionimet e ekipeve kombëtare të moshave në disa qytete të Shqipërisë por edhe jashtë saj teksa i ka përfunduar në Greqi dhe pritet t’i bëjë edhe në Itali në vazhdim.

Por ndërkohë, nesër ato do të zhvillohen në Shkodër. Seleksionimet do të ndiqen nga një komision i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic, qe do te shoqërohet nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi.

Po ashtu do te jene edhe Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, si dhe spacialistët, Sulejman Mema e Dritan Babamusta.

Ndeshjet do të zhvillohen në fushën sportive “Reshit Rusi” duke filluar nga ora 09.00. Objektivi i stafit të Federatës është për të përzgjedhur elementët më të mirë për Kombëtaret U15, U17, U19 dhe U21. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë futbollistët e talentuar të Zonës së Shkodrës për të rënë në dy të këtij stafi trajnerësh dhe për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare.
© shkodrasport.com