Vlllaznia vijon pergatitjet per ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe do te luaje diten e diele ne oren 13.45 ne Laç ndaj skuadres vendase.

Tashme eshte e qarte se ne rradhet e saj do të ketë mungesa. Adili nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për shkak të ndëshimit me karton të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Kastriotit. Po ashtu, do të mungojë sërish Ardit Hoxhaj që vazhdon të jetë i dëmtuar.

Por nga ana tjetër, një lajm i mirë për ekipin shkodran është rikthimi në stërvitje i mbrojtësit Diagne. Ai pritet të jetë në fushë të dielën në Laç duke formuar bashkë me Bulatoviç dyshen e qendrës së mbrojtjes.

Mbrojtesi senegalez ka qene ne France ditet e fundit me leje te klubit per t’iu gjendur prane bashkeshortes se tij e cila i ka sjelle ne jete djalin. Nderkohe qe nga sot i eshte bashkuar ekipit ne stervitje dhe pritet te luaje ne ndeshjen e rradhes.

Vllaznia ndodhet katër pikë larg kurbinasve në renditje dhe si rrjedhojë do të tentojë me çdo kusht për të marrë fitoren këtë javë, një fitore që do ta ndihmonte atë për t’iu afruar kreut të renditjes.