Vllaznia pas fitores me Kukësin me shifrat 1-0 ka kthyer vëmendjen te dueli i javës së 20-të të Superiores. Të shtunën shkodranët do të duelojnë me Erzenin dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave, teksa do të zbresin në fushë në “Egnatia Arena” në orën 13:30.
Kuqeblutë kanë “korrur” 4 fitore rresht dhe ndaj shijakasve do të hyjnë në fushë për të 5-tën radhazi. Lajm i mirë për Qatip Osmanin është rikthimi nga pezullimi i Marko Juriç.
Mbrojtësi mungoi ndaj verilindorëve për shkak pezullimi dhe ndaj Erzenit ditën e shtunë do të marrë vendin e tij në repartin e mbrojtjes.
Kjo “qetëson” Osmanin, ndërsa ky i fundit pret një “dhuratë” nga drejtuesit për një tjetër lojtar. Fjala është për Esin Hakaj, i cili është i pezulluar nga Disiplina me 4 ndeshje, por dy prej të cilave i ka shlyer.
Shkodranët mund të zgjedhin të paguajnë gjysmën e dënimit, në mënyrë që Hakaj të jetë i gastëm për Osmanin në duelin me shijakasit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me lojtari ditët e ardhshme.