Një tjetër futbollist vjen për provë tek Vllaznia. Bëhet fjalë për rumunin Dan Ignat. Kemi të bëjmë me një futbollist 32 vjeçar, me shumë përvojë dhe me eksperiencë të gjatë nëpër kampionate të ndryshme teksa vitet e fundit ka luajtur në Indi dhe Jordani.

Ai do te zhvilloje pasditen e së hënës seancën e parë me kuqeblutë dhe do të shihet me vëmendje në 2-3 seancat e ardhshme para se të merret një vendim përfundimtar.

Natyrisht që tashmë nuk ka më shumë kohë në dispozicion sepse data 31 gusht që është edhe afati i fundit i mbylljes së merkatos për futbollistët e huaj, po afron.

Por përveç rumunit, pritet që edhe futbollistë të tjerë të huaj të vijnë për provë në ditët në vijim.

Drejtuesit e Vllaznisë e kanë bërë të qartë se presin sërish përforcime, sidomos për repartin e mbrojtjes dhe sulmit sepse aktualisht skuadra çalon në kalon në këto dy reparte.
© shkodrasport.com