Sporti i taekondose ne Shkoder çdo vit e me shume po behet nje faktor shume i rendesishem per shume te rinj e te reja te cilet e ushtrojne ate. Nen drejtimin e Elion Pukes tashme po behen disa breza sportistesh te cilet kane patur sukses.

Rasti me i fundit eshte ai i Ditmir Vodinajt, ish- sportistit te Vllaznise qe se fundi ka marre nje post te larte: Ate te trajnerit te kombetares se Maltes.

Vodinaj jeton prej 4 vitesh në Maltë, ku mes studimit dhe punës, pasionin për sportin nuk e ka lënë asnjëherë. Ai ka marrë pjesë në disa aktivitete ku ka arritur rezultate maksimale. Ndërkohë, për arsye të një dëmtimi është tërhequr nga garat dhe i është përkushtuar kurseve për tu bërë trajner. Kështu, ditën e djeshme është zyrtarizuar si trajner i ekipit të Maltës.

Ditmir Vodinaj e nisi karrierën e tij sportive në taekwondo në vitin 2013. Ai u dallua që në fillim për aftësitë e tij të larta dhe ishte ndër sportistët më të përkushtuar të ekipit të Vllaznisë dhe Kombëtares Shqiptare.

Vodinaj është 6 herë kampion kombëtar dhe disa herë kampion ndërkombëtar. Në shumë aktivitete ka marrë titullin “sportisti më i mirë teknik.” Jo më kot, deri me tani është sportisti me i mirë i ekipit te Vllaznisë tek djemtë.

Vetë trajneri i ekipit shkodran, Elion Puka, beson tek aftësitë e ish sportistit të tij dhe është i bindur se do të ketë sukses tashmë edhe si trajner. Emerimi i tij ne krye te kombetares se taekondose se Maltes padyshim qe eshte nje arritje e madhe per te dhe me shume siguri qe shume shpejt do te vijne sukseset e para te tij.