Herald Marku është një nga lojtarët që ka spikatur me Vllazninë, por më parë në elitë ai ka debutuar me Tërbunin, pak vite më parë dhe vjet me Kastriotin spikati edhe në saj të experiences së fituar. Marku, në një prononcim për “OraNews” ka pohuar në lidhje me rifillimin e garës:

“Pritej një vendim sepse u bë mbledhja dhe isha optimist. Vendimi u mor që ne të rifillojmë në 3 qershor. Jam shumë i lumtur me thënë të drejtën, sepse kjo kohë në karantinë na ka mbajtur të mbyllur dhe pavarësisht stërvitjeve individuale, nuk është se punojmë dhe stërvitemi njësoj si në kohë normale”.

Karantina

“Që në momentin që jam karantinuar e kam ditur që do të zgjaste për hir të së vërtetës, sepse po dëgjonim në muajt dhe javët e fundit se çfarë po ndodhte në Europë dhe Botë. Por, u stërvitem në shtëpi dhe me aq mundësi sa kam pasur jam mundur të marr më të mirën. Me qenin tim kam hequr pak stresin në këtë periudhë të vështirë psikologjike për ne lojtarët që jemi mësuar me kushte ndryshe”.

Stërvitja

“Jam stërvitur më shumë në shtëpi, por edhe në natyrë, duke pasur parasysh se ka pasur liri në javët e fundit. E kam shfrytëzuar këtë liri, sepse është më mirë që të punosh në ajër të pastër se në shtëpi. Aktualisht akoma nuk kemi një lajmërim zyrtar nga Vllaznia për datën e fillimit të stërvitjeve kolektive.”

Financat

Në fund, Herald Marku konfirmon edhe problemin e pagesva edhe faktin se skuadra ka tri muaj që nuk ka marë rrogat nga klubi, e për më tepër që financohet edhe nga Bashkia e Shkodrës…“Është e vërtetë që prej tri muajve ne nuk paguhemei, por që në momentin që jemi karantinuar ka pasur edhe një stopim të kontkatkeve.

Nuk kemi diskutuar me askënd për mënyrën e pagesave, por që shpresoj me rikthimin në stërvitje të zgjidhet kjo çështje, sepse kemi mbetur shumë prapa në këtë aspekt”./Vipsport/